![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Prioritetet e buxhetit 2021- Denaj: Alokojme paketen 3 ne rast nevoje
Ministrja e Ekonomisë ka folur për buxhetin 2021, ku ka vënë theksin te prioritetet të cilat janë vemendja ndaj biznesit të vogël, rritja e pagave, rindërtimi dhe investimet publike.
Duke e cilësuar si një nga projekt-buxhetët më ambicioz, Denaj tha se rindërtimi do të sjellë rritje ekonomike. "Projektbuxheti një nga më ambiciozët. 28 mld për rindërtimin, rritja ekonomike 5.5%. Edhe në raport me fondin e bonusit për banesat, ku një pjesë e mirë e personave të paakomoduar. Cështja e pagave. Për mjekësinë dhe arsimtarët. Shpenzimet e ministrisë së Infrastrukturës. Fokusi për të përfunduar rrugët e mbetura dhe rindërtimin për të sjellë një rritje ekonomike. 83 deri në 85 mijë fermerë, me një kosto buxhetore me 1 miliardë lekë të reja, ose 10 miliardë të vjetra.
Për çdo investim në infrastrukturë 2.2% rritje ekonomike. Fodi i rindërtimit nuk është thjesht një politikë por një ekonomi për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti. Në raport me investimet në infrastrukturë të gjithë projektet e listuara në projekt buxhet", tha ministrja. Këtu shton se sa i përket investimeve në infrastrukturë do të mbylle ato që janë në vazhdim, kurse e reja është tuneli i Llogarasë. "E vetmja punë që do të nisë është tuneli llogarasë i prezuantuar dhe më parë. Këto janë të mbash premtimin dhe të ndihmosh në rritjen ekonomike. Kemi rrugën e Arbërit që ka një rrijte. mirëmbajtjen e rindërtimit të rrugës milot Morinë.
Dyfishimet vijnë vetëm kur krahasohet me shumë që i bëmë këtë vit shumës totale. Tabelat janë në faqe dhe mund të shikohen nga të gjithë. Mbështetje sociale për të dëmtuarit nga tërmeti. Ne nuk flasim për politika fiskale në një vit, por për 3 deri në 5 vite. Biznesi i vogël është lehtësuar. Heqja e tatim fitimit dhe rritja e pragut të TVSh është e konsiderueshme. Është përllogaritur se nëse të gjithë instrumetat. 1.5% e prodhimit të brendshëm bruto do të vijë nga mirëadministrimi fiskal", tha ajo. E pyetur për paketën 3 për të ndihmuar në situatën e krijuar prej pandemisë, një temë kjo mjaft e diskutuar, ajo ka thënë se do të rialokohen fonde nëse do të jetë e nevojshme dhe kjo do të përcaktohet në bazë të situatës në vazhdim.
"Më lejoni të them se ne jemi më të përgatitur për një situatë se sa ishim më parë. Parashikueshmëria për plan të dytë dhe të tretë është më e madhe se sa ishte në fillim të vitit. Nëse do na duhet të rialokojmë shppenzimet do ta bëjmë siç e kemi bërë. Sot kemi hapësira për të negociuuar. Kemi shpenzime alternative. Në varësi të asaj që do të ndodhë do të vendosësh proritet. Shpresoj që të mos jemi në ato kushte por nëse jemi do ta bëjmë. Jemi duke monitoruar se çfarë ka nevojë biznesi tani pas kalimit të emergjencës. Një pjesë e mirë e bizneseve kanë nevojë për likuiditet.
Janë më të ngurtë. Garancia e dytë nuk do të rialokojmë fondet kemi shtyrë afatet. Nuk do marrim çfarë ka mbetur për një produkt të tretë. Jemi duke folur për produkte të tageturara dhe jo për paketa. paketat e projektuaraishin lidhur me situaten e emrgjences. U hap ekonomia, skemi paketë të tretë por ka masa. Do ketë procese të cilat ne i konsultojmë me ndërkombëtare. Nëse do të duhet të futemi përsëri në emergjencë do ta trajtojmë në këtë format", tha ajo. Sa i përket borxhit publik tha se është detyrim ulja e tij. "Është e vështirë të japim përgjigje për këtë në 3 minuta. Kur flasim për borxhin sduhet të flasim në vlerë absolute.
Se kur flasim për të është e pamundur të marrësh vetëm një pjesë të medaljes dhe ti shikojmë të dyja. Ulja e borxhit është detyrim për ministrinë por në 2 vjet ne duhet të konsolidojmë këto investime, për kthimin e njerëzve nga çadra në shtëpi, rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët dhe investimet publike". tha ajo. Më tej shton se investimet e huaja do të sjellin rritje në punësim, duke theksuar se fokusi është te përthithja e investimeve amerikane.
"Përtej marrëveshje të rëndësishme që firmosëm 2 javë më parë me zv sekretarin e shteit që ishte marrëveshje historike, formosëm dhe marrëveshjen për skavicën/ kemi një plan pune si të sjellim më shumë investitorë të huaj. Investimet e huaja do të sjellin rritje në punësim. kemi në pna përthitjen e investimeve amerikane. 650 milion euro ishin parashikuar që kur filluar tratativat. Ne smund të kërkonim nga tregu ndërkombëtar 3 fishin. Ka interes për të lberë bonde shqiptare", tha ajo./Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)